Komisioni parlamentar nuk diskuton anëtarësimin në INTERPOL

Komisioni për Punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, ka shtyrë pikën e diskutimit rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës më INTERPOL.

Fatmir Xhelili, anëtar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës propozi shtyrjen e kësaj pike lidhur me anëtarësimin në rrjetin ndërkombëtar policor.

“Kjo pikë nuk e ka vendin në komisionin tonë në këtë kohë. Kosova ka aplikuar vitin e kaluar për anëtarësim. Benificonet dhe të mirët e anëtarësimit janë në dimensione të dobishme edhe për ato shtete por edhe për ne. Komisioni ynë ede kuvendi i ka dhenë pëlqim. Me apliku dhe nuk e di pse ne duhet të diskutojmë. Propozij mos me qit në diskutim këtë pikë”, tha ai.

Këtë e mbështeti, Rexhep Selimi nga Vetëvendosja.

“S’kemi ndonjë material që e ka sjellë qeveria e ta diskutojmë. Bashkëpunimi ndërkombëtar policor është i rëndësishëm, por me që skemi material, ta heqim nga rendi i ditës, dhe të diskutojmë kur kemi ndonjë material””, tha Selimi

Në mbledhjen e sotme të komisionit është bërë edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me këtë rast është formuar grup punuës prej 5 anëtarësh për këtë projektligj, kryetar i të cilit u emërua deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili. R

Edhe kryetari i komisionit Haxhi Shala e vlerësoi të rëndësishëm këtë ligj. “Sot mund të formojmë një grup sepse është ligj shumë i rëndësishëm.

Grupi punues do të këtë 5 anëtarë të përhershëm. Udhëheqës ëshë Xhelili, Zorani, Rexhepi, Shabani, Dërguti anëtare.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga deputetët që të japin më shumë kontribut në grupe punuese.