Komisioni Hetimor Parlamentar për PTK dhe Vala

Komisioni Parlamentar kërkon pezullimin e ripërtrirjes së kontratës së Telekomit me Z-mobile

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në mbledhjen e sotme vendosi që t’i dërgojë letër ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe menaxhmentit për pezullimin e ripërtrirjes së kontratës me Z-Mobile, për hetim më korrekt.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se  hetimi fillestar i këtij komisioni të fokusohet në kontratën mes Z Mobile dhe Telekomit.

“Ne si VV kemi pasur një komunimatë të sindikatës së Telekomit dhe komisioni i brendshëm i Telekomit po avanson marrëveshjen me pronarët e Z mobile dhe duke marrë parasysh që kjo kontratë është e dëmshme konsideroj qe ne si komision duhet kërkojmë nga menaxhmenti i bordit që mos të vazhdojë ripërtrirjen e kësaj kontrate ne duhet të marrim një vendim që ata mos të marrin asnjë vendim sa i përket kësaj kontrate”, tha Haxhiu.

Deputeti nga LDK, Armend Zemaj tha se kjo gjë duhet të kërkohet nga menaxhmenti por edhe të kërkohet detaje shtesë.

“Ne përveç që duhet të kërkojmë pezullimin e çdo aktiviteti por edhe të marrim detaje shtesë se çfarë ka ndodhur deri më tani dhe të vazhdojmë me hapa të tjërë”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Bekim Haxhiu nga PDK tha se duhet të njoftohet kryeshefi i Telekomit për këtë çështje.

“Duhet të jemi të kujdeshëm në këtë çështje sepse po dihet që ka qenë edhe në procedurë gjyqësore, pa  e pa kontratën nuk e dijmë çka derivon. Mund ti dërgojmë email kryeshefit dhe të kërkojmë detaje”, tha ai.

Kurse kryesuesi i komisonit, Visar Ymeri, përveë që u pajtua me dërgimin e letrës propozoi që këtë të enjte të ftohet kryeshefi ekzekutiv i Telekomit dhe drejtori i bordit të kësaj ndërmarrje, një propozim ky i cili kaloi me votat e deputetëve.

“Propozoj ta thërrasim menaxhmentin e telekomit për ditën e enjte në orën 10 për të raportuar para komisonit”, tha ai.

Ymeri shtoi në këtë mbledhje se Telekomi ka dërguar shumicë e kontratave të kërkuara nga Komisioni.

“Ne kemi dërguar edhe kërkesë për çasje në dokumente shtesë dhe pas kësaj të fillojmë me hetimet dhe analizmet e tyre sepse dëshiron kohë”, tha ai.

Anëtarët e këtij komisioni po ashtu në këtë mbledhe u dakorduan që mënyrën e intervistimeve ta bëjnë përmës çështjeve që e kanë përcjellur deri më tani Telekomin.