Foto: Kallxo.com

Komisioni miraton buxhetin, PSD e mbështet

Buxheti i Kosovës për këtë vit e ka kaluar filtrin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Me 7 vota ‘për’ dhe 3 ‘abstenime’ anëtarët e këtij komisioni kanë votuar projektligjin me të cilin i mundësohet dokumentit të shkojë në seancë për votim.

Përveç deputetëve të koalicionit qeveritar, Buxheti është mbështetur edhe nga anëtari i PSD-së në këtë Komision, Frashër Krasniqi ndërsa kanë abstenuar tre anëtarët nga LDK e VV (Arben Gashi, Korab Sejdiu e Albulena Haxhiu).