Komisioni Hetimor për Telekomin sërish mblidhet sot

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të Ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 04.04.2019;
  3. Shqyrtimi i dokumentacionit të pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës;
  4. Shqyrtimi i emrave të eksperteve që do të angazhohen;
  5. Të ndryshme