Komisioni hetimor për Telekomin dhe Postën mblidhet sërish sot

Sot sërish do të mblidhet Komisioni parlamentar për hetim në PTK dhe Vala.

Ky komision është formuar për të hetuar gjendjen e vështirë që po mbretëron në PTK dhe Vala.

Ndërkohë, pas disa ditë diskutimesh në lidhje me situatën në Telekomin e Kosovës, borxhin prej 25 milionë euro të Telekomit ndaj “Z-Mobile”, vazhdimin apo ndërprerjen e kontratës 10 vjeçare, operatori “Z-Mobile” ka dhënë një përgjigje.

Sipas “Z-Mobile”, gjatë gjithë kohës kanë zhvilluar takime me Telekomin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje miqësore me qëllim të parandalimit të ekzekutimit të vendimit të Arbitrazhit por gjithmonë ka pasur mospërmbushje të kushteve të marrëveshjes.

“Telekomi dhe Z Mobile gjatë gjithë kësaj kohe kanë zhvilluar takime me qëllim të kërkimit të zgjidhjes miqësore, me qëllim të parandalimit të ekzekutimit të vendimit të Arbitrazhit. Ne gjithmonë jemi deklaruar se nuk kemi interes që Telekomi të ketë vështirësi. Për këtë qëllim kemi iniciuar biseda për zgjidhen e një modusi, i cili ruan të dyja palët dhe paraqet një zgjidhje të qëndrueshme përpara”, thuhet në deklaratën e “Z-Mobile”.

 

https://kallxo.com/z-mobile-telekomi-nuk-respektoi-marreveshjen-ishim-te-detyruar-te-thirremi-ne-vendimin-e-arbitrazhit/