Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn - Foto: REL/AFP

Komisioneri Hahn nesër në Kosovë

Gjatë ditës së nesërme, Kosovën do ta vizitojë komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Hahn pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit tregohet vetëm për takimin por jo edhe qëllimin e këtij takimi.

Komisioneri Hahn ka qenë një ndër zyrtarët që më së shumti ka kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind  të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Pikërisht për këtë arsye ai ka qenë në Kosovë më 3 dhjetor 2018.

https://kallxo.com/hahn-taksa-ndaj-serbise-nuk-eshte-dicka-qe-duhet-te-mbetet-ne-fuqi/

https://kallxo.com/hahn-kosova-te-terheqe-menjehere-taksen-100-ndaj-mallrave-serbe-e-boshnjake/

Johannes Hahn vjen në Kosovë në kohën kur Qeverisë së Kosovës po i kërkohet heqja e taksës prej 100 për qind edhe nga aleati kryesor i vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.