KOMF kërkon qe të dënohen abuzuesit e të miturës nga Drenasi

Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ka dënuar ashpër ndaj rastit të dyshuar për abuzim seksual të se miturës nga Drenas dhe ka kërkuar masat e menjëhershme ndaj abuzuesve.

KOMF në një konferencë për media u kërkua që nga institucionet komunale të Drenasit që të ndërmarrim masa për të siguruar mbrojtje sociale për viktimën.

Gani Lluka, nga KOMF thotë se abuzimi seksual i nxënësve/fëmijëve është i papranueshëm dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe etike.

“KOMF kërkon nga institucionet komunale në Komunën e Drenasit të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme të gjitha masat dhe shërbimet e nevojshme për të siguruar mbrojtjen, rehabilitimin dhe ne integrimin e viktimës fëmijë. Shërbimet ti ofrohen edhe familjes, për të siguruar që familja është një mjedis mbështetës, pranues dhe jo diskriminues, i cili gjithashtu shërben rehabilitimit dhe reintegrimit të viktimës”, tha ai.

Ai ne emër të koalicionit ka bërë thirrje nga organet e rendit dhe drejtësisë që të merren në parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale.

“Ne i bëjmë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës të ndërmarrin të gjitha masat për të sjellë para përgjegjësisë dhe për të ndëshkuar të dyshuarit për veprat penale përkatësve siç janë abuzimi seksual me fëmijë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare e të tjera”, shtoi Lluka.

Drejtoresha e KOMF, Donjetë Kelmendi kërkoi që shërbime tu ofrohen edhe familjes për të siguruar një mjedis mbështetës.

“Ne i bëjmë thirrje fillimisht Drejtorive të Shkollave që të punohet në parandalimin e rasteve të abuzimeve dhe në rastet kur konstatohen të kenë ndodhur ato, të njëjtat të denoncohen menjëherë në organet përkatëse Ministria e Arsimit duhet të angazhojë inspektorët e arsimit në mënyrë që të jenë më aktiv në terren për identifikimin dhe parandalimin e fenomenit të ngacmimit, sulmit dhe abuzimeve seksuale”, tha Kelmendi.

KOMF në këtë konferencë u ka bërë thirrje të gjithë fëmijëve e nxënësve që mund të vihen përballë presioneve e situatave të tilla apo që mund të jenë dëshmitar të formave të tilla të ngacmimit e abuzimit seksual, të raportojnë menjëherë rastin e të mos lejojnë që kjo dukuri e shëmtuar të dëmtojë të ardhmen.

Në këtë rast, KOMF ka kërkuar dhe iu bënë thirrje mediave dhe të gjithë qytetarëve që të mbrojnë personalitetin e të miturës viktimë dhe të shmangin stigmatizimin, duke mos publikuar dhe shpërndarë imazhet, fotografitë apo dhënat për fëmijën dhe familjen.

Të martën u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht fillimisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Ndërkaq, qindra qytetarë janë mbledhur para stacionit të Policisë në Prishtinë.

Nesër pritet të mbahet në komunën e Drenasit prej orës 12:00