Delegacioni i Kosovës në takimin për MSA-në - Foto: Qeveria e Kosovës

Komentues te shumtë mbështesin Haradinajn pas takimit në Bruksel

Qindra qytetarë në shenjë përkrahje kanë komentuar në postimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku publikoi fjalimin e tij të plotë në Këshillin e Tretë të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sot në Bruksel.

Komentuesit i kanë dhënë mbështetje Haradinajt në profilin e tij në “Facebook”, duke shkruar se do të qëndrojnë me të, dhe që taksa 100 për qind duhet të zgjasë deri në njohje.

#KryeministerJemiMeTy, #Taksa100deriNeNjohje

Kjo iniciativë e të rinjve është bërë pasi që kryeministri Haradinaj po këmbëngul në vendimin e tij për taksën 100 ndaj produkteve serbe pavarësisht presionit nga BE.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e tretë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ka shprehur shqetësimin e tij ndaj vendeve europiane për mosheqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

https://kallxo.com/haradinaj-mosliberalizimi-i-vizave-kosova-ndihet-e-tradhtuar-dhe-e-zhgenjyer-nga-be/

www.kallxo.com