Komedia 'Vrapo pas gruas tënde'  shfaqet sot në Gjilan

Komedia “Vrapo pas gruas tënde”  shfaqet sot, më 15 maj 2019 në ora 21:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja “Vrapo pas gruas tënde”, nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit flet për jetën e një taksisti i cili në mënyrë sekrete menaxhon dy martesat e tij.

Londinezi John Smith është i martuar me dy gra dhe arrin që të jetojë për një kohë të gjatë pa e kuptuar ato për njëra tjetrën. Në një rast, bigamisti Smith tenton të ndihmojë një viktimë të plaçkitjes dhe përfundon në spital ku aty fillon që të dalë e vërteta në pah.

Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.