Komedia ‘Shfaqja që shkon keq” jepet sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Teatri i qytetit të Gjilanit, do të shfaq sot, e premte 7 dhjetor 2018, në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” me regji te Ilir Bokshit.

“Shfaqja që shkon keq” është një komedi fantastike e cila pasuron përpjekjet e një trupe amatorësh të aktorëve për të realizuar një shfaqje teatrale.

Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështime, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës, dhe përkundër të gjithave shfaqja duhet të shkoje deri në fund.

Luajnë: Kushtrim Qerimi Ernest Zymberi Safete Mustafa Alban Shahiqi Gani Rrahmani Avni Shkodra Tringa A. Hasani.