‘Komedia e kuqe’ shfaqet sot reprizë në Teatrin e Mitrovicës

Teatri i Qytetit të Mitrovicës do të shfaqë sot, 19 dhjetor 2018, në mbrëmje duke nga ora 19:00 reprizën e shfaqjes ‘Komedia e kuqe”.

Drama “Komedi e Kuqe” e autores Albana Muja paraqet një realitet të popullit, përkatësisht të rinjve shqiptar të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen të gjejnë rrugë për një jetë më të mirë.

Shfaqja është dhënë premierë në Teatrin e Qytetit të Mitrovicës pak ditë më parë dhe është e dyta për këtë vit e realizuar nga ky teatër.

Regjia e shfaqjes është bërë nga Kreshnike Osmani, ndërsa luajnë: Xhejlane Tërbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.