Kombetarja e Kosoves, pas fitores kualifikuese per ne finale

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll U18 shkon në Finale të Kampionatit Evropian - FOTO

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll është kualifikuar për garën finale të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që do të mbahet në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Ky kualifikim erdhi pas fitores së përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Irlandës me rezultat 69:55.

“Kosova në finale të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që po mbahet në Prishtinë. Kombëtarja jonë e basketbollit mposhti në gjysmëfinale Irlandën, 69:55. Urime dhe suksese në finale”, thuhet në njoftim.