Komandanti i NATO-s për Evropë viziton Kosovën

Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis Scaparrotti, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Gjeneral Scaparrotti do të zhvillojë një takim me Presidentin Hashim Thaçi, pastaj do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), ku do të takohet me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.