Kolegjit “Dardania” nuk i akreditohet një program

Kolegji ‘Dardania’ nuk arriti të fitojë akreditim në një nga tetë programet e reja me të cilat kishte aplikuar.

Mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, e cila u mbajt në muajin janar të këtij viti, shqyrtoi programet valide dhe ato të reja nga universitetet publike dhe ato private në vendin tonë.

Mes tyre ishte edhe Kolegji “Dardania” i cili nuk kishte programe për riakreditim, mirëpo kishte aplikuar me tetë programe të reja, prej të cilave shtatë fituan akreditimin dhe një nuk kaloi.

Të gjitha këto programe kaluan nëpër fazën fillestare të vlerësimit dhe monitorimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, pra në vlerësimin se a e përmbushnin kriterin e të pasurit doktor shkence të fushës së ngushtë për secilin program.

Për secilin program studimi të nivelit Bachelor duhet pasur tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence, ndërsa për studimet e doktoratës për secilin program duhen tre profesorë të asocuar.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të kolegjeve private, të cilat në disa programe kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo këto vendime nuk janë përfundimtare dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pas mbylljes së procesit të ankimimit.

KShC aprovoi akreditimin e pothuajse të gjitha programeve të paraqitura nga ky kolegj, mirëpo kishin kërkuar që të bëhet edhe rishikimi i titullit të disa prej këtyre programeve studimore.

Bëhet fjalë për programin ‘Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale’ në nivelin Bachelor, ’Shkenca politike dhe administratë publike’ në nivelin Bachelor, si dhe për programin ‘Gjuhë angleze dhe studime amerikane’ të cilit gjithashtu iu aprovua akreditimi me kushtin e largimit të pjesës ‘Studime amerikane’ nga titulli i programit.

Akreditimin e fituan edhe programet ‘Përkujdesje dhe mirëqenie sociale’ në nivelin Bachelor, ‘Administrim publik’ në nivelin Master, ‘Administrim biznesi dhe ekonomiks’ në nivelin Bachelor dhe Master.
Ndërkohë programi i cili nuk arriti të përmbushë kriterin e stafit relevant është ‘Psikologji organizative’, prandaj edhe u refuzua nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private.

Në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, Dardanisë iu aprovuan 7 programe dhe iu refuzuan 1.

Arsyeja e tërheqjes dhe refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit


https://kallxo.com/gjnk/universitetit-te-mitrovices-i-mbyllen-dy-fakultete/

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen