Kolegjit “Biznesi” i refuzohet akreditimi në dy programe

Në fazën e parë të vlerësimit, Kolegji ‘Biznesi’ arriti të riakreditoi tri programe, në tri kampuse të ndryshme.

Mirëpo fatin e njëjtë nuk e kishin të gjitha programet e reja me të cilat kishte aplikuar ky kolegj. Nga tri programe me të cilat ‘Biznesi’ kishte aplikuar, iu aprovua vetëm një program dhe iu refuzuan dy të tjerë, kjo nëse vendimet e KShC-së mbesin në fuqi.

Në këtë fazë të vlerësimit nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, kryesisht është bërë vetëm verifikimi nëse programet studimore kishin doktorë të fushës së ngushtë të programit.

Për secilin program studimi të nivelit Bachelor, duhet pasur tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence, ndërsa për studimet e doktoratës për secilin program duhen tre profesorë të asocuar.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të kolegjeve private, të cilat në disa programe kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo këto vendime nuk janë përfundimtare dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pas mbylljes së procesit të ankimimit.

Gjatë monitorimit të programeve të akredituara, Këshilli Shtetëror i Cilësisë riakreditoi tri programe në Kolegjin Biznesi.

Bëhet fjalë për programet ‘Banka dhe Financa në Biznes’ në nivelin Bachelor në kampusin në Prizren, ‘Menaxhment dhe Ekonomiks’ në nivelin Bachelor në kampusin në Prishtinë dhe ‘Menaxhment dhe Ekonomiks’ në nivelin Bachelor në kampusin në Gjakovë.

Ky kolegj kishte aplikuar me tri programe të reja për akreditim, mirëpo kishte arritur të marrë akreditimin vetëm për një program.

KShC aprovoi programin ‘Menaxhment dhe Financa’ në nivelin Master në kampusin në Prishtinë.

Ndërsa refuzoi programet ‘Infermieri’ dhe ‘Menaxhim i emergjencave’.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private.

Gjatë kësaj mbledhje, KShC akreditoi 3 programe studimore valide, ndërsa në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, Kolegji Biznesi kishte marrë dritën e gjelbër për 1 program të ri, mirëpo iu refuzuan 2 të tjera.

Arsyeja e refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

https://kallxo.com/kolegjit-heimerer-iu-refuzua-akreditimi-ne-pese-programe/

https://kallxo.com/kolegjit-fama-i-refuzohet-akreditimi-i-tri-programeve/

https://kallxo.com/rezonanca-pa-akreditim-ne-11-programe/

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

 

Programet e Kolegjit “Universum” që dështuan të akreditohen

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen