Kolegji “Tempulli” me minus katër programe

Drejtime studimi si ‘Efiçienca e energjisë dhe mjedisit’, ‘Inxhinieri kompjuterike e aplikuar’, Menaxhimi dhe ekonomia e transportit’, ‘Menaxhim trafiku dhe transport rrugor’ nuk do të mund të regjistrohen në Kolegjin ‘Tempulli’, vitin e ardhshëm akademik.

Kjo nëse vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë mbesin në fuqi.

Ky kolegj universitar, vetëm në dy programe studimore mund të regjistrojë studentë të rinj në vitin e ri akademik 2019/2020.

Në fazën fillestare të vlerësimit dhe monitorimit të institucioneve private të arsimit të lartë nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Kolegjit “Tempulli” i kaluan vetëm dy programe në filtrin e kësaj agjencie lidhur me kriterin e  bartësve të fushës së ngushtë të studimeve.

Për secilin program studimi të nivelit Bachelor duhet pasur tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence, ndërsa për studimet e doktoratës për secilin program duhen tre profesorë të asocuar.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të kolegjeve private, të cilat në disa programe kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo këto vendime nuk janë përfundimtare dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pas mbylljes së procesit të ankimimit.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë gjatë vlerësimit u njoftuan nga Agjencia e Kosovës për Akreditim se ky kolegj nuk kishte aplikuar për të akredituar programin ‘Menaxhim trafiku dhe transport rrugor’ për vitin e ardhshëm akademik.

Ata që duan të bëhen pjesë e këtij kolegji, studimet mund t’i regjistrojnë vetëm në programet ‘Inxhinieri e transportit dhe infrastrukturë rrugore’ në nivelin Bachelor i shkencës dhe ‘Inxhinieri e trafikut dhe siguri rrugore’ në nivelin Master i shkencës.

Programet që nuk kanë arritur të kalojnë fazën fillestare të vlerësimit dhe filtrin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë ‘Menaxhimi dhe ekonomia e transportit’, ‘Efiçienca e energjisë dhe mjedisit’, ‘Inxhinieri kompjuterike e aplikuar’.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private.

Në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, “Tempulli” kishte marrë dritën e gjelbër nga KShC-ja për 2 programe të reja, mirëpo iu refuzuan 3 të tjera.

Arsyeja e tërheqjes dhe refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Sa programe nuk iu akredituan Kolegjit ‘Iliria’?

 

Programet e Kolegjit “Universum” që dështuan të akreditohen

Lista e programeve që nuk u akredituan në UBT

Universiteti i Prizrenit me minus nëntë drejtime

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

 

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Mitrovicasit mbesin pa Fakultetin Juridik dhe të Edukimit

Afër 50 për qind e drejtimeve në Universitetin e Pejës do mbyllen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

11 Shkurt 2019 - 10:00

Liridona Ademaj 11/02/2019 - 10:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend