Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, Foto: 21Media

Kocijançiq: Nuk ka vend për të mohuar ngjarjet në Reçak

Europa ka urdhëruar autoritetet e Serbisë që të përpiqen të ndryshojnë historinë që nuk është në përputhje me frymën dhe vlerat europiane.

“Nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që ndodhën në Reçak të Kosovës në janar të vitit 1999. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së, raporton edicioni në serbisht i Radios Evropa Lindore.

Ky reagim vjen pas deklaratave të politikanëve në Serbi dhe Kosovë në ditët e kaluara rreth ngjarjeve në fshatin Reçak në vitin 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, gjë që shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar që rezultoi në bombardimet e NATO-s.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur masakrën e Reçakut “shpikje e William Walkerit”.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, e quajti ngjarjen “një trillim” dhe për këtë vlerësim i njëjti u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton REL.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, tha se i gjithë rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.