Maja Kocijançiq - Foto: REL

Kocijançiq: Djegia e mandateve, dëmton funksionimin e demokracisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka komentuar djegien e mandateve të deputeteve shqiptar në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas zëdhënëses Kocijançiq, Parlamenti është vendi ku diskutohet e jo të bojkotohet.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet”, ka thënë ajo.

Më tej, Kocijançiq ka thënë se këto veprime mund të shkojnë kundër aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, ndërsa ka porositur edhe deputet e opozitës që të vijojnë në seancat e Kuvendit.

“Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka folur edhe për vettingun në drejtësinë shqiptare. Ajo ka thënë se duhet të kthehet besimi në drejtësi.

“Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur”, ka thënë më tej Kocijançiq.