Foto: QKUK/Facebook

Klinika e Radiologjisë për 24 orë ka ofruar 489 shërbime mjekësore

Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, brenda 24-orëve të fundit ka kryer shërbime për 489 pacientë.

Më së shumti në këtë Klinikë janë kryer radiografi (rëntgene), gjithsej 268. Pas radiografive, në Klinikën e Radiologjisë në numër më të madh kryhet shërbimi ultrazë abdominal. Gjatë 24 orëve janë kryer 98 ultrazë abdominale.

Përpos këtyre shërbimeve vijnë 13 ultrazë të gjirit, 15 mamografi , 32 rezonanca magnetike, 48 tomografi e kompjuterizuar (CT), 4 biopsi, 4 angio CT dhe 7 echo doplerë.  

Foto: QKUK/Facebook