Foto: MSH

Klinika e Neonatologjisë furnizohet me tre respiratorë të rinj

Tre respiratorë në vlerë prej 43 mijë euro i janë dorëzuar Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Tani u kemi dorëzuar edhe 3 respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore. Këto aparatura do të rrisin cilësinë e trajtimit në veçanti te foshnjat që kanë problem me mushkëri apo zemër”, tha Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Sipas tij kësaj klinike këtë vit do u dorëzohen edhe pajisje të tjera për të siguruar kujdes shëndetësor më të mirë për fëmijët e lindur para kohe.