Foto: Arkiv

Klinë: Konfiskohet një armë pa leje me 118 fishekë

Policia e Kosovës ka gjetur një revole me 118 fishekë të kalibrit 8mm në shtëpinë e një të dyshuari nga fshati Zabergjë të Klinës, pa leje përdorimi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar me urdhër të prokurorit.

Të dyshuarit i është hapur rast dhe po hetohet.