Ilustim

Klinë: Gjen mjet shpërthyes gjatë hapjes së kanalit

Një qytetar nga komuna e Klinës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke punuar me ekskavator në hapjen e një kanali, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia ka bërë të ditur se njësiti policor pas marrjes së informacionit kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë pritur njësitin përkatës të dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti përkatës policor.