Ilustrim

Klinë - E frikësojnë me të shtëna para shtëpisë

Një person është ankuar në polici se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në ajër para shtëpisë së tij.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme një person ka njoftuar policinë se dy persona të dyshuar me të cilët kishte pasur miqësi e më pas edhe mosmarrëveshje, kishin shkuar me një automjet afër shtëpisë së tij në fshatin Berkovë të Komunës së Klinës ku kishin shtëne me armë zjarri në ajër.

Të njëjtit pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar në drejtim të panjohur.

Ne vendin e ngjarjes policia ka arritur që të konfiskoj si provë materiale një gëzhojë të kalibrit 7.62 milimetra.

Policia gjithashtu ka treguar se me urdhër të gjykatës, është bërë edhe bastisja e shtëpive të dy të dyshuarve  por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria, ku me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit pas arrestimit janë liruar në procedurë të rregullt.