Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Klinë- Burri rrah gruan, nënë e katër fëmijëve

Një grua është dhunuar fizikisht nga burri i saj në Klinë. Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshimtin dhe me urdhër të prokurorit e ka ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Viktima siç njofton Policia nga sulmi ka pësuar lëndime dhe ka marrë ndihmën e mjekut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Viktima me katër fëmijët e saj janë dërguar në një shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari  me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.