Ilustrim

Klinë, arrestohet pasi shkaktoi zjarr aksidentalisht

Një person është arrestuar për shkaktim të një zjarri aksidental në fshatin Dresnik të Klinës, me datë 9 mars.

I dyshuari, i cili është arrestuar dje nga policia, gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar se nga pakujdesia kishte djegur disa shkurre në pronën e tij dhe më pas zjarri ishte shpërndarë duke shkaktuar dëme dhe po ashtu ishte djegur shtëpia e pabanuar, pronë e të dyshuarit.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi po bën apel tek qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë.

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-apelon-te-qytetaret-te-mos-ndezin-zjarre-ne-natyre/

.