Ilustrim - Arme e konfiskuar

Klinë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Ditën e shtunë rreth orës 22:00 në fshatin Grabanicë të Klinës, është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe në lokalin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe 18 fishekë të kalibrit 7.65mm, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më tutje në njoftim thuhet se, të dyshuarit i janë gjetur edhe 10 mijë euro para, një pushkë automatike AK-47, një karikator dhe 11 mbajtës të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.