Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com

Kjo është pasuria e Xhafer Tahirit, prona, veturë, aksione në biznes, kredi në bankë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë 75 mijë e 560 euro.

Në pasurinë e paluajtshme të Tahirit hyjnë një truall për të cilin ka deklaruar se e ka blerë pas shitjes së një banese në vitin 2012, vlera e të cilit është 20 mijë e 260 euro dhe një banesë banimi në vlerë  55 mijë euro, e blerë nga dy kredi, kursimet dhe shitja e banesës.

Ndërsa në pasurinë e tij të paluajtshme, Xhafer Tahiri ka deklaruar se posedon vetëm një veturë e tipit VW Tiguan vlera e së cilës është 12 mijë e 800 euro.

Tahiri ka deklaruar në AKK se është aksionar i 20% të aksioneve në kompaninë  “Kosovo Consultants Group”.

Bashkëaksionare në këtë kompani është edhe bashkëshortja e Tahirit, për të cilën ka deklaruar se posedon 60% të aksioneve.

Tahiri ka deklauar se posedon 515 euro para të gatshme në institucionet financiare dhe se ka obligim financiar ndaj tyre 20 mijë euro në kohëzgjatje prej shtatë viteve.

Xhafer Tahiri ka deklauruar në AKK se merr pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës 5 mijë e 259 euro, dhe pagën vjetore nga komuna e Vushtrrisë 14 mijë e 373 euro.