Driton Gashi, drejtor i AKI-së

Kjo Është Pasuria e Shefit të ri të AKI-së

Referuar regjistrave zyrtarë të deklarimit të pasurisë, shefi i ri i Agjencisë së Inteligjencës ka në emër të tij vetëm një veturë.  Si sekretar i MPB-së Driton Gashi ka deklaruar pasurinë e tij në vitin 2015, ndërsa deklarimi i 2016-ës nuk është bërë publik në regjistrat e AKK-së.

Referuar deklarimit të pasurisë për 2015-ën, ish-sekretari i përgjithshëm i MPB-së në pronësi të tij ka vetëm një veturë të blerë me kredi me një vlerë prej 20 mijë eurove.

Pasuria tjetër ku përfshihet një banesë, truall e shtëpi, që në total kapin vlerën 316 mijë euro, janë në pronësi të prindit të Driton Gashit.

Të hyrat vjetore të Gashit janë 13 mijë e 200 euro. Ndërsa të hyrat e bashkëshortes 14 mijë e 400 euro. Por, ai nuk ka të deklaruar asnjë cent para të gatshme as për veten, as për bashkëshorten.

Gashi ka detyrim financiar, kredi për veturë, në vlerë 20 mijë euro.

Driton Gashi deri më 7 shkurt mbajti pozitën e sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai është emëruar mëngjesin e së mërkurës në krye të AKI-së me një vendim të presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Mustafa.

Raporti i deklarimit të pasurisë

KALLXO.com raportoi gjatë ditës për hetimet të cilat prokuroria e shtetit i ka mbyllur disa ditë para emërimit të Gashit.

 

http://kallxo.com/shefi-aki-se-ishte-aktakuze-deri-javen-e-kaluar/