Kjo është pasuria e kryetarit të Graçanicës

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Serdjan Popoviq ka në pronësi një shtëpi e dy banesa. Ai ishte kandidatë i Listës Serbe në zgjedhjet lokale të vitit të kaluara, të cilat i fitoi.

Popoviq ka deklaruar një shtëpi 300 metra katror në emër të tij të cilën e ka vlerësuar 200 mijë euro. Ai thotë se kjo shtëpi është trashëgimi nga familja.

Ai ka deklaruar edhe 2 banesa në emër të prindit të tij. Banesat që kanë nga 50 metra katror, kryetari Popoviq i ka vlerësuar me nga 60 mijë euro. Në total 120 mijë euro i ka vlerësuar dy banesat.

Ai ka deklaruar edhe një veturë me vlerë prej 6 mijë euro.

Popoviq posedon 22 mijë e 642 euro para të gatshme në një bankë në Kosovë.

Paga vjetore e të parit të Graçanicës kap vlerën e 13 mijë e 851 euro, ndërsa paga vjetore e gruas së tij është 6 mijë e 297 euro.