Një ndërhyrje kirurgjike | Foto: Kardiokirurgjia

Kirurgët e QKUK-së pezullojnë grevën

Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklnike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur që të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë që t’i jepet mundësi kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të refelektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, thuhet në komunikatën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit mjekët kërkojnë posaçërisht monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë.

“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjen e koeficientit në Ligjin për Paga, do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon” thuhet në komunikatë.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për grevën e kirurgëve.

https://kallxo.com/greva-e-kirurgeve-drejt-perfundimit/