KFOR-i në Mitrovicë 14.12.2018 FOTO KALLXO 7

KFOR-i shton patrullimet me mjete ushtarake në të dyja anët e Mitrovicës - FOTO

Situata në të dyja anët e Mitrovicës është e qetë. Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur edhe në afërsi të urës lindore e cila ndodhet në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve”.

Përveç KFOR-it në rreth rrotullimin në urën e Ibrit janë të vendosura edhe dy patrulla të Policisë së Kosovës.

Në terasat e banesave të cilat ndodhen në afërsi të lumit Ibër në pjesë veriore të Mitrovicë shihen të vendosur flamuj të Serbisë.

Situata po vazhdon të jetë e qetë.

 

https://kallxo.com/autoblindat-e-kfor-it-vendosen-ne-uren-e-ibrit-ne-mitrovice/

.