KFOR deklarohet për situatën në veri pas arrestimeve

Selia qendrore e KFOR-it në Kosovë është deklaruar pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Në një deklaratë të njëjtit kanë thënë “lidhur me situatën aktuale në Mitrovicë, KFOR-i informon që herët në mëngjes Policia e Kosovës kreu një operacion policor, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit’.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se gjatë aksionit dhe arrestimit “nuk ka pasur asnjë veprim të paligjshëm ose veprim ushtarak dhe nuk ka pasur ndonjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve”.

“KFOR konfirmon se ajo që ndodhi ishte vetëm një operacion policor dhe asnjë Forcë e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk ishte të vendosur në veri të Kosovës. Situata mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll në terren, megjithëse KFOR-i është i vetëdijshëm se ka tensione në rritje në nivel politik për shkak të disa zhvillimeve ekonomike dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Gjithashtu, Komandanti i KFOR, Salvaotore Coucci fton të gjithë palët që të merren me mosmarrëveshjet paqësisht dhe me përgjegjësi, pa përdorimin e forcës ose dhunës.

“Megjithatë, KFOR – i vazhdon të monitorojë situatën dhe të ruajë praninë e saj në terren, me shpresë, pa nevojë për të ndërhyrë”, thuhet në fund të deklaratës.

Orët e hershme të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.