Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Këto rrugë do të ndalohen për qarkullim gjatë festivalit ‘Sunny Hill’ 

Policia e Kosovës ka njoftuar së për shkak të festivalit ‘Sunny Hill’ i cili mbahet në parkun e Gërmisë, ka marrë masa për ndalim të rrugëve për qarkullim të veturave, kufizimet, bllokimet në kryeqytet dhe jashtë saj.

Për shkak te festivalit Sunny Hill i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë  që nga sot deri me datën 12.08.2018, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Meqenëse në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë me renome botërore , pritet se përveç qytetarëve të kryeqendrës, parkut të Gërmisë, t’i drejtohen edhe qytetarë nga vende të tjera.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës , për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, aksidentet eventuale, për të mundësuar një transport publik të qytetarëve në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin me parkun e Gërmisë, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Rrugën që qojnë në Gërmi nuk do të jenë të qasshme për gjithë qytetarët.

“Policia do të ndaloj dhe ri drejtoj të gjitha veturat përveç atyre të banorëve të lagjeve që lidhen më parkun Gërmia (Sofali, Tauk Bahqe), autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Emergjencës, të Hortikulturës, KRM “Pastrimi”, Drejtorisë së Inspeksionit të Prishtinë, KFOR-it, EULEX-it  si dhe veturave të PK-së,  të cilat janë të angazhuara në këtë operacion”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndalja dhe ri drejtimi i të gjitha veturave do të bëhet në:

Kryqëzimin e rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”; (Kryqëzimi Velani)

Kryqëzimin e rrugëve “Nazim Gafurri”, “ Xhavit Ahmeti” dhe “ Dr. Lec Gradica”; (Kryqëzimi te ish rruga Bledi)

Kryqëzimin e rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të Pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Operacioni për ndalimin e veturave ka filluar  të implementohet që në orët e hershme të ditës së premte (10.08.2018).

“Lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt parkut Gërmia me vetura”, thuhet në komunikatë.