Foto-ilustrim| Foto: Atdhe Mulla

Këto Janë Veturat më të Importuara në Vitin 2017

Gjatë vitit 2017 në Kosovë janë importuar 2 mijë e 174 vetura të reja. Të dhënat e Doganës thonë se vlera e këtyre veturave të importuara shkon në 34.5 milion euro.

‘Shkoda’ është marka e vetura më e importuara gjatë vitit 2017. Vetëm gjatë vitit 2017, në Kosovë kanë hyrë 354 vetura ‘Shkoda’, me një vlerë prej rreth 4.5 milion euro.

Përkundër se ‘Shkoda’ ka qenë vetura më e importuar gjatë vitit 2017, veturat e markës ‘Volkswagen’ janë ato që i kanë sjellë më së shumti para buxhetit të Kosovës në vitin 2017.  Gjithsej janë importuar 332 vetura të markës ‘Volkswagen’ me vlerë prej rreth 6.9 milion euro.

Vetura e tretë më e importuar gjatë vitit 2017 është ajo e markës ‘Dacia’. Gjatë këtij viti në Kosovë janë importuar 222 vetura të markës ‘Dacia’ vlera e të cilave shkon rreth 1.9 milion euro.

Pas tri veturave më të importuar gjatë vitit 2017 radhiten ato të markave ‘Renault’, ‘Peugeot’, ‘Citroën’, ‘Suzuki’ dhe ‘Ford’.

Markat e veturave më pak të importuara në vitin 2017 janë ato të Volvos, Yamahas, Mitsubishit, Mazdas, Ivecos, Jaguarit, Ferrarit, Daeëoos,  Chryslerit dhe Alfa Romeos.

Këtë vit janë importuar vetëm 2 vetura të markës ‘Jaguari’, 1 veturë e markës ‘Ferrari’ dhe 14 të tjera të markës ‘Porsche’.