Këtë vit fillojnë punimet për parkingun nëntokësor në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik.

“Në fazën e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë që kanë dëshmi të përvojës dhe dëshmi të kapaciteti financiar” ka shkruar Ahmeti në facebook.

Dokumentacioni për parakulifikim mund të tërhiqet në Komunën e Prishtinës, ndërsa afati për parakualifikim është deri më datën 5 korrik.

Ahmeti poashtu ka njoftuar se ky parking do të ketë kapacitet për 500 vendparkime, dhe në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror në Prishtinë.

Në postimin e tij, Ahmeti ka shkruar se punimet për parkingun nëntokësor pritet që të fillojnë këtë vit dhe do të zgjasin 18 muaj.