Këta janë inspektorët e punësuar në ATK në konkursin e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës i ka përzgjedhur 20 kandidateve të suksesshëm për pozitën inspektor tatimor.

20 inspektoret e rijnë shumë shpejtë pritet ta fillojnë punën pas përfundimit të procedurës së ankesave.

Përzgjedhja e tyre është bërë pas një konkurrence shumë të madhe. Vetëm në listën e ngushtë ishin 514 persona.

Administrata Tatimore e Kosovës nuk e ka lejuar BIRN-in të monitorojë procesin e rekrutimit të 20 inspektorëve të rinj. Përkundër faktit që Ministria e Administratës Publike kishte dhënë interpretim të ligjit dhe rregulloreve në fuqi që monitorimi nga ana e shoqërisë civili nuk ndalohet me ligj dhe se i takon institucionit të vendos për të lejuar apo moslejuar monitorimin. Por, menaxhmenti i ri i ATK-së kishte vendosur që mos të lejojë BIRN-in.

Kërkesat e BIRN ishin refuzuar me arsyetimin se kjo mund të shfrytëzohej si model edhe nga organizatat e tjera  që të kërkonin leje për monitorimin e proceseve të rekrutimit në ATK.

Konkursi për inspektoret e rijnë ishte shpallur në mars të vitit 2019. Edhe një vit më parë ATK, kishte shpallur konkurs për pranimin e 30 inspektoreve, procesi ishte anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës me arsyetimin se disa kandidat nuk i plotësonin kriteret e konkursit edhe pse ishin përzgjedhur në listën e ngushtë.

Edhe përkundër faktit se procesi ishte anuluar, secili nga inspektoret e pranuar në atë proces të rekrutimit ka kontratë dhe janë duke punuar në Administratën Tatimore të Kosovës.

KALLXO.com, mëson se procesi i rekrutimit të 30 inspektoreve është duke pritur të zgjidhet nga Gjykata e Prishtinës.