FOTO KUVENDI I KOSOVES

Këta janë emrat e delegacionit shtetëror për dialogim

Partia Socialdemokrate ka prezantuar projekt-rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Visar Ymeri ka lexuar emrat që janë propozuar të jenë pjesë e delegacionit shtetëror për dialogim.

Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveq kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje.

Në orën 14 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Këtë seancë po e bojkotojnë LDK dhe LVV.