Fatos Mani, këshillltar politik i ministrit të infrastruktrurës, Pal Lekaj.

Këshilltari i Pal Lekajt rrugës për drejtor të financave në ministrinë e AAK-së

Fatos Mani, këshilltari politik i Pal Lekajt, është kandidati i rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës për pozitën e drejtorit të Financave në Ministrinë e Infrastrukturës.

KALLXO.com ka gjetur se këshilltari i Pal Lekajt është rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës për pozitën e drejtorit të Departamentit për Financa në Ministrinë e Infrastrukturës, si kandidati me vetëm katër pikë më shumë se kandidatja tjetër në radhë.

 

 

Në njofrimin e datës 19 tetor për kandidatin më të suksesshëm në këtë pozitë, del që kësaj liste i prinë Fatos Mani, me 4 pikë më shumë se vendi i dytë.

Më saktë Mani ka marr 848 pikë, vetëm 4 pikë më shumë se pasuesja në listë, Lindita Osaj, e cila është 844 pikë.

 

KALLXO.com ka kontaktuar Fatos Manin për ta pyetur nëse ka hequr dorë nga pozita e këshilltarit dhe se a e konsideron rekomandimin e tij konflikt interesi, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve e as sms-vë.

As Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com

Konkursi për Drejtor në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është shpallur më 9 tetor.

 

 

Fatos Mani është edhe pjesë e strukturave të Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ishte zgjdhur pjesë e Këshillit Drejtues të kësaj partie në 2015-ën.

KALLXO.com do të kërkojë interpretim edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion për të parë nëse ka konflikt të interesit.