Këshilltari i Pacollit – Selimit: Edhe ti je përgjegjës për dështimin e Kosovës në Interpol

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ku ky i fundit kërkoi shkarkimin e Pacollit pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Zyberaj përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” tha se mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është edhe përgjegjësi e Selimit pasi sipas tij, ai ka qenë i involvuar në të gjitha proceset e Interpolit.

“Rexhep Selimi ka qenë për më shumë se një vit pjesë e grupit punues për Interpol në kuadër të MPB. Madje ka qenë edhe i zëshëm që policia nuk duhet të ketë interferim nga politika.  Rexhep Selimi ka qenë i involvuar nëpër krejt proceset e rrugëtimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.  Sot e luan rolin e opozitarit, duke i ikur përgjegjësisë. Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol është përgjegjësi e të gjithëve, direkte edhe e Rexhepit dhe humbje për Kosovën”, ka shkruar Zyberaj.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi në seancën e sotme të mbajtur të Kuvendit të Kosovës kërkoi nga kryeminstri Haradinaj që ta largojë nga detyra Pacollin.

https://kallxo.com/rexhep-selimi-kerkon-shkarkimin-e-behgjet-pacollit/?fbclid=IëAR1Isv8jsi4Ën0lTq2B-NIK4ig7zKSkTfJh4MQUËdhxNxp6V6nJN_-afteE