Këshilltari i Kadri Veselit mohon se Veseli ka shkuar në Hagë

Blerim Latifi, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli ka demantuar lajmin se ky i fundit ka shkuar në Hagë, duke i quajtur raportimet si ‘rrenë speciale’.

“Udhëtimi i Kadri Veselit ne Hagë: Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE”, ka shkruar Latifi.

Lajmin se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli , ka udhëtuar për në Hagë për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Specializuar e ka përgënjeshtruar edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Reçica, në një deklaratë për KALLXO.com tha se Veseli nuk ka udhëtuar për në Hagë.

“Nuk është e vërtetë. Z.Veseli sot ka pas takim me liderët institucional në Kosovë, kjo nuk është diçka që mund të fshehët”, tha Reciqa kur u pyet nëse Kadri Veseli është ftuar për të dhënë dëshmi nga Gjykata Speciale.

“Unë mund t’ju them se z.Veseli nuk ka udhëtuar për në Hagë”.