Enver Hoxhaj - Foto: Facebook

Këshilltari i Enver Hoxhajt optimist për liberalizimin

Këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhajt, Bashmir Xhemaj, është shprehur goxha optimist sa i përket mundësisë së heqjes së vizave për qytetarët kosovarë nga vendet europiane.

Xhemaj në një postim në profilin e tij në Facebook nga Brukseli ka shkruar për vizitën e fundit, sipas tij, me vizë Schengen në Bruksel, e herën tjetër veç me pasaportë.

“Tani jemi tamam ne kilometrin e fundit te maratones 6 vjeçare per te levizur pa viza ne Evrope”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Bashmir Xhemajt në profilin e tij në “Facebook”:

“Vizita e fundit me vize Shengen ne Bruksel. Heren tjeter vec me pasaporte ? Tani jemi tamam ne kilometrin e fundit te maratones 6 vjeçare per te levizur pa viza ne Evrope.”