Greva e Arsimtareve - Shkolla -Elena Gjika - SBAShK - 15.01.2019

Këshilli i Prindërve mirëpret kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës në arsim

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti tha se mirëpret vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të kompensohen orët e humbura gjatë grevës tre javore të mësimdhënësve.

“Ne nuk e gjykojmë në një farë mënyre vendimin e ministrisë, vendim i drejtë është dhe ka kompetencë. Ne nga kjo kemi kërkuar dhe jemi që orët e humbura të zëvendësohen, pra zëvendësimi i orëve të bëhet patjetër”, tha Reshiti për KALLXO.com.

Ai shtoi se pret nga mësimdhënësit që të bëjnë vlerësimin e duhur për nxënësit, pasi që sipas tij, greva mund të ndikojë në notim.

“Në këtë rast ne kërkojmë mirëkuptim nga mësimdhënësit që gjatë kohës së vlerësimit të përformancës së nxënësve, të kenë parasysh kohën e gjatë të humbjes së procesit mësimor si dhe ngarkesën me njësitë, në mënyrë që mos t’i notojnë fëmijët me nota më të dobëta, sepse ata në rrethana normale munden me pas nota ma të mira, por greva e ka bërë që të mos marrin ndoshta”, tha Reshiti për KALLXO.com.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës se mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.

https://kallxo.com/ministria-e-arsimit-merr-vendim-per-kompensimin-e-oreve-te-humbura/

Ndërsa, SBAShK-u e ka quajtur të ‘ngutshëm’ vendimin MAShT-it për kompensimin e këtyre orëve të humbura.

https://kallxo.com/sbashk-u-e-quan-te-ngutshem-vendimin-masht-it-per-kompensimin-e-oreve-te-humbura/

https://kallxo.com/drejtoresha-e-edukimit-boteror-oret-e-humbura-gjate-greves-duhet-te-zevendesohen/

.