Logo e Këshillit të Investitorëve Evropian

Këshilli i Investitorëve Evropianë kërkon nga politikanët të shohin më larg

Këshilli i Investitorëve Evropianë përmes një komunikate për media ka kërkuar nga politikbërësit që të mos fokusojnë vendimet e tyre në plane investive shkurtpamëse.

Sipas tyre, Kosovës i duhet konsistencë në vendimmarrje dhe harmonizim me strategjitë kombëtare, në mënyrë që të ketë një të ardhme të shëndoshë në Kosovë.

Arsye për këtë reagim është ndryshimi i ligjit që i hap rrugë importit të automjeteve më të vjetra se 10 vite, e që sipas tyre dëmtojnë ambientin dhe ajrin në Kosovë.

“Rrjedhimisht KIE konsideron se kosto ekonomike e ndotjes së ajrit, aksidenteve rrugore dhe përkatësisht kostos shëndetësorë  të shkaktuar do të jenë shumëfish më të larta se sa përfitimet momentale nga lejimi i veturave të vjetruara dhe sidomos gjatë sezonës dimërore kur ndotja e ajrit në kryeqytet është në nivele alarmante dhe seriozisht shqetësuese për shëndetin e popullatës”, thuhet në komunikatën nga Këshilli i Investitorëve Evropian.

Ata përmendin si fakt që në vendet Bashkimit Evropian janë eliminuar

“Përderisa vendet Evropiane e kanë eliminuar pothuajse tërësisht ndotjen nga emetimi i gazrave të veturave kështu duke përdorur teknologji e cila i përgjigjet pozitivisht ambientit, në Kosovë po ndermirën iniciativa të kundërta dhe kjo situatë nuk do duhej të ndodhte”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Ata kërkojnë që të ketë angazhim më herët, jo vetëm gjatë sezonit të dimrit kur gjendje e ajrit bëhet e patolerueshme.