Këshilla se si të përballojmë temperaturat e larta

Temperaturat e larta kanë efekte të mëdha e shpesh negative në shëndetit e njeriut, nëse nuk bëhet kujdes me ekspozimin në rrezet e  diellit.

Doktoresha e Mjekësisë Familjare Isabere Krasniqi, tha për KALLXO.com se më të prekurit nga këto temperatura janë fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.

“Temperaturat e larta mund të provokojnë diare, vjellje, temperaturë të lartë trupore sidomos te fëmijët. Duhet të kemi kujdes të shtuar, sepse diaret, vjelljet dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë humbje të lëngjeve trupore apo dehidrim”, tha Krasniqi.

Sipas saj duhet të merren masa që të mos vije deri te humbja e lëngjeve, prandaj duhet të merret tretje rehidruese, ushqime dietale, të jepet terapi simptomatike nëse ka temperature.

“Në rast të mos përmirësimit duhet mjekim intravenoz, të sëmurët me sëmundje kronike, mundësisht të mos u ekspozohen rrezeve të diellit sidomos prej orës 11-17. Të konsumojnë ushqim të freskët dhe sa më shumë lëngje”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se duhet t`u jepet rëndësi edhe larjes së mirë të frutave e perimeve për të evituar çfarëdo mundimi apo edhe ndonjë helmim.

Doktoresha apelon që të mos vonohet me vizitën profesionale pasi që mjeku e vlerëson shkallën e dehidrimit dhe merr masat e caktuara.

 

14 Qershor 2018 - 10:20

Paulina Nushi 14/06/2018 - 10:20
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend