Ilustrim

Kërkonte 2500 euro për mospublikimin e fotove intime, arrestohet i dyshuari

Policia Rajonale e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person nën akuzat për shantazh ndaj një gruaje.

Ankuesja grua kishte raportuar në Polici se në vazhdimësi është shantazhuar nga i dyshuari.

Sipas saj, ai i kishte kërkuar 2500 euro ose në të kundërtën do t’ia publikonte disa fotografi intime të ankueses.

Me 15 tetor është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.