Foto: Ilustrim

Kërkon 200 euro nga vajza për të mos ia publikuar inçizimin

Një burrë nga Ferizaji është arrestuar nën dyshimet se ka shantazhuar një vajzë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Talinovc të Muhaxherëve më 13 qershor.

Burri dyshohet ka shantazhuar viktimën duke i kërkuar 200 €, në të kundërtën do t’ia publikoi një video inçizim të saj.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.