Uji
Kërkoi nga biznesi ryshfet për rregullimin e lejes mjedisore
13.6.2019 - 12:56
Gjatë ditës së djeshme në Obiliq është arrestuar një person për marrje ryshfeti.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i njëjti person është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.
”Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani. Si shpërblim për rregullimin e kësaj leje i dyshuari ka marrë ryshfet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë me aktvendim të prokurorit.