Nga një gjykim i Nuhi Ukës| Foto: KALLXO.com

Kërkohet Paraburgimi i Nuhi Ukës

Prokurori Italian Danilo Cecarelli kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë që Nuhi Ukën ta kthejë në paraburgim lidhur me rastin e tokave ku të akuzuar për krim të organizuar  janë Azem Syla dhe të tjerët.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i tij Tahir Rrecaj.

“Prokurori e ka bërë kërkesën për caktim të paraburgimit nën pretendimin për ndikimin në dëshmitarë, por ky pretendim është tërësisht i pabazuar,” tha Rrecaj.

Rrecaj tha më tej për KALLXO.com se është i bindur se gjyqtari nuk do t’ia caktojë paraburgimin të mbrojturit të tij.

Nuhi Uka nga masa e paraburgimit ishte liruar më 25 gusht të këtij viti, ndërsa aktakuza ndaj tij dhe të tjerëve u ngrit më 25 tetor.

http://kallxo.com/azem-syla-lirohet-nga-paraburgimi/

http://kallxo.com/aktakuze-kunder-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Caktimi i masës së paraburgimit është kërkuar nga prokurori Cecarelli edhe për Ramadan Ukën.

Vendimi për masën e sigurisë ndaj Nuhi e Ramadan Ukës nga gjyqtari i procedurës paraprake do të merret gjatë ditës së sotme, ose më së largu nesër.

Nuhi Uka, ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, më 21 tetor në një proces tjetër gjyqësor u lirua nga akuzat për krim të organizuar.

http://kallxo.com/lirohet-nuhi-uka/

Edhe Azem Syla nën dyshimet për ndikim në dëshmitarë ishte paraburgosur tri javë pasi i ishte hequr kjo masë.

http://kallxo.com/arrestohet-azem-syla-tri-jave-pas-lirimit/

KALLXO.com siguroi aktakuzën voluminoze ndaj Sylës, Ukës e të tjerëve për keqpërdorim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë.

Ekskluzive: Aktakuza Voluminoze Ndaj Grupit të Azem Sylës