Arkiv- Drogë e sekuestruar

Kërkohet paraburgimi ndaj të dyshuarit që u kap me drogë në Meje të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovës, ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit B.F., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“I pandehuri pa autorizim ka ofruar për shitje substanca të cilat janë të ndaluara me ligj, përkatësisht me datën 26.02.2019, në fshatin Meje, Komuna e Gjakovës, përderisa ishte duke vozitur me automjetin e tij, është ndaluar për kontroll nga policia, ku pas kontrollit të personit, në ulësen e vozitësit janë gjetur dhe sekuestruar 4 qese të mbushura me substancë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Sipas Prokurorisë meqë ekziston rreziku që i pandehuri mund të përsërisë veprën penale të lartcekur ose ndonjë vepër tjetër penale, për shkak se i njëjti është i njohur edhe më parë nga organet e ndjekjes, Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.