Sulm/ Ilustrim

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që keqpërdori seksualisht 11 vjeçaren nga Shtimja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj 19 vjeçarit I. S, i dyshuar për keqpërdorim seksual të një vajzë 11 vjeçare nga Shtimja.

KALLXO.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari i cili konfirmoi se ndaj të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit.

“Po mund të ju them se fillimisht, ka shkuar një ankesë në polici, në lidhje me këtë rast, më pas është njoftuar edhe prokurori i cili ka obliguar policinë për hetime shtesë dhe mbledhje të informacioneve shtesë. Në fillim i dyshuari është arrestuar por nuk ka pasur prova për ta mbajtur në paraburgim. Ai është liruar ndërsa më pas, pas mbledhjes së të gjitha provave dhe materialeve për të njëjtin rast, prokuroria ka autorizuar policinë që të reagoj shpejt në arrestimin e të dyshuarit”, ka për KALLXO.com, Kryeprokurori Jashari.

Ai tregoi se janë intervistuar edhe disa persona të tjerë të cilësinë e dëshmitarëve.

“Ka pasur edhe të shoqëruar të tjerë në stacion por në cilësinë e dëshmitarëve. Kallëzimi penal është bërë nga ana e policisë ndërsa sot është dërguar kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit”, tha Kryeprokurori për KALLXO.com.

Policia me anë të një njoftimi, tha se i dyshuari I. S 19 vjeç më 2 nëntor të këtij muaji ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual ndaj një personi në moshën 16 vjeçare.